Brickos

Bëhen homazhe me rastin e 24 vjetorit të rënies së Dëshmorëve Femi Gashi, Përparim Thaçi dhe Sakip Bellaqa

Sot, me rastin e 24 vjetorit të rënies heroike në fushë të nderit të Heronjve të Kombit, Feim Gashi nga Drenoci, Përparim Thaçi nga Landovica dhe Sakip Bellaqa nga Pataqani i Epërm, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë bënë homazhe në vendin ku ata ranë në pritën armike, ndërmjet Fortesës dhe Xërxës. “Lufta për çlirimin e Kosovës kishte karakter kombëtar dhe si e tillë duhet të trajtohet. Feimi, Përparimi e Sakipi u bënë fanar të rrugëtimit tonë në ardhmëri. Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndriçoi mendjet dhe zemrat e njerëzve liridashës, ndërsa populli i përvuajtur e pranoi me tërë qenien idenë e lirisë dhe dha gjithçka nga gjiri i vet, madje edhe bijtë e vetë më të përkushtuar e më besnik. Në këtë ditë të veçantë kur po e përkujtojmë rënien në fushë të nderit të Feimit, Përparimit dhe Sakipit, ndjenjat tona janë të përziera- mall, dhembje e krenari bashkë, sot po ashtu kujtojmë edhe plagosjen rëndë të Islam Isuf Gashit”-tha në postimin e tij kryetari Latifi. Lavdi dëshmorëve dhe heronjve!

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …