Kryetari Haliti dhe kryesuesi Azizi vizituan komunën e Tetovës

Kryetari i Komunës Vitisë Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi kanë vizituar komunën e Tetovës  të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast ata janë pritur aty nga, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami me bashkëpunëtor, me të cilën kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të dy komunave në kuadër të projekteve të ndryshme në mesin e tyre në kuadër të projektit ndërkufitar.  Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjithashtu shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të dyja komunave në interes të qytetarëve Vitias dhe të Tetovës. Ai e njoftoj homologun e tij lidhur me zhvillimet e gjithmbarshme të komunës së Vitisë, potencialet dhe sfidat me të cilën përballët kjo komunë si dhe nevojat për investime. Përndryshe komuna e Vitisë ka pasur bashkëpunime te tilla edhe me komunat tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si të Likovës, Krivo Plankës, Gostrivarit etj.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe kostum

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …