Latifi: Heroizmi u shkrua me emrin e Dëshmorëve 

Muaji maj është i rënieve dhe i sakrificave të mëdha për liri. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përkujtoi veprën e dëshmorëve të lirisë: Besim Kabashi, Jeton Kabashi, Bujar Thaçi dhe Selim Berisha. Ata ranë heroikisht në altarin e lirisë, mu në lulen e rinisë, në beteja të pabarabarta e të ashpra me armikun, më 27 maj. Dëshmorët e rënë në majin e 1999-tës janë LULKUQET e LIRISË së Kosovës. Gjithë këto rënie, gjithë ky gjak dhe gjithë këto vuajtje të popullit tonë, dëshmojnë qartë sa shtrenjtë e paguam lirinë tonë. Lavdi dëshmorëve dhe atyre që u përjetësuan në rrugëtimin e lirisë! Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të jashtme dhe monument

Kontrolloni gjithashtu

KPF-ja në komunën e Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Komiteti për Politikë e Financa i  komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit …