Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se “ndoshta do të ishte më mire që protesta e Tiranës të zhvendoset në Prishtinë”.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se “ndoshta do të ishte më mire që protesta e Tiranës të zhvendoset në Prishtinë”.
Behrami ka thënë se në Shqipëri kryeministri u hapi rrugën investimeve amerikane, por populli po proteston.
Ndërkaq, në Kosovë ai tha se populli po hesht derisa kryeministri ua mbylli rrugën investimeve amerikane.
“Në Shqipëri, kryeministri u hap rrugë investimeve amerikane. Populli del në protestë.
Në Kosovë, kryeministri ua mbyll rrugën investimeve amerikane. Populli hesht!
Ndoshta do të ishte më mirë që kjo protesta e Tiranës të zhvendoset në Prishtinë”, ka shkruar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
