Erdogan

Behxhet Jashari: Është çmenduri ta krahasosh Erdoganin me Milosheviqin

Shkrimtari dhe publicisti, Behxhet Jashari në një postim të tij ka reaguar kundër krahasimit të Ergodanit me Milosheviqin. Nuk mund të jetë mendimi i lirë nëse krahasohet një njeri përparimtar, i cili mbron demokracinë dhe votën e lirë në vendin e tij me një ideolog të masakrave në ish Jugosllavi, sikur ishte Milosheviqi, që u gjykua nga Gjyqi i Hagës.  Fjala e thënë nga Abedin Zymberi, madje është mjerim kur njerëzit të cilët vërtetë sakrifikuan për këtë popull, e nga ana tjetër të shkatërrojë autoritetin e tij sikur një kullë prej letrash, edhe atë “për një llaf goje”.  E gëzofshi tiparin e fashizmit dhe të terrorizmit ju që ia mbani anën rrymave të cilët luftojnë votën e lirë dhe demokracinë (në këtë rast në Turqi). Ju që mendoni se Erdogani është më i rrezikshëm se Millosheviqi. Ju që mbroni puçat ushtarakë. Sidoqoftë, edhe kjo ndoshta është mendim i lirë, por, mendim satanik e fashist. (Tetova Sot)

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …