leoni

Behxhet Pacolli: Militantët e partisë së Albin Kurtit e kanë kërcënuar me jetë dhe kam pasur frikë nga institucionet

Behxhet Pacolli: Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, ndarja ekziston në krerët e Kremlinit e Beogradit

Kryetari  i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe se ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Këtë reagim, Pacolli e ka bërë në Twitter, duke theksuar se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë kurrë. “Precedenti i vetëm i krijuar nga Rusia ndonjëherë, është agresioni në ish-regjionet e vendeve sovjetike. Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Do ta njihni këtë herët a vonë”, ka shkruar Pacolli në Twitter, njofton Telegrafi. Reagimi i Pacollit vjen pas deklaratave të ambasadorit rus në Beograd, Alexander Bocan-Harçenko, se ndarja e Kosovës nuk përbën precedent ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …