Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Albin Kurti, mendon se ka ardhur koha, “që ta thyejnë qafën”, ata që e dëmtuan Kosovën për shumë vite

Kreu i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në një tubim përballë elektoratit të vet ka thënë se ka ardhur koha që  ta thyejnë qafën ata që e dëmtuan ekonominë, zvogëluan popullsinë dhe prishën imazhin e shtetit në mënyrë që ne t’ia kthejmë shpresën, gëzimin dhe nderin këtij vendi. “Shumë na e kanë dëmtuar ekonominë dhe drejtësinë, na e kanë zvogëluar popullsinë dhe na e kanë prishur imazhin, por erdhi dita që ata të thyejnë qafën e ne ta kthejmë shpresën, gëzimin dhe nderin për vendin”, është shprehur Kurti. Edhe pse fushata zgjedhore dhjetëditëshe zyrtarisht fillon më 25 shtator një si para fushatë ka javë që po zhvillohet, madje dita – ditës po bëhet më intensive.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …