Behxhet Shala: Kurthi mund ta “prekë” 60 përqindëshin vetëm në letër

Publicisti Behxhet Shala ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti për mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të arrijë deri në 60 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme. Në një analizë të gjatë politike, Shala vlerëson se Kurti nuk mund të konsiderohet “fenomen politik”, duke e akuzuar për dështime ekonomike, sociale dhe institucionale, si dhe për përçarje të skenës politike në vend. Sipas tij, deklaratat për një fitore prej 60 për qind janë më shumë propagandë sesa realitet politik. “Plotësisht i besoj, shumë lehtë e realizon. Mjafton ta marrë një copë letre apo pëlhure ku shkruan 60% dhe ta vendosë në zyrën e kryeministrit apo të partisë. Pastaj, kur të dojë, vetëm e prek me dorë”, ka ironizuar Shala. Ai ka kritikuar edhe opozitën, duke kërkuar nga partitë opozitare që të fokusohen në temat ekonomike, korrupsionin, gjendjen sociale dhe dialogun me Serbinë, në vend të sulmeve personale ndaj Kurtit. Në analizën e tij, Shala ka komentuar edhe zhvillimet brenda LDK-së, PDK-së, dhe AAK-së, duke thënë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare për rikonfigurimin e skenës politike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …