leoni

Behxhet Shala: Zgjedhjet lokale përcaktojnë edhe fatin e atyre parlamentare

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në një analizë për zgjedhjet e 12 tetorit, ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve lokale do të kushtëzojnë drejtpërdrejt edhe ato parlamentare. Ai vlerëson se mbi 70 për qind e komunave do të shkojnë në balotazh, ndërsa qytetet e mëdha mbeten fushëbeteja kryesore. Sipas Shalës, në vend të fushatave për përmirësimin e jetës së qytetarëve, partitë politike po i bien “defit patriotik”, duke e zhvendosur vëmendjen nga problemet reale. Ai shton se Kosova po hyn në zgjedhje me vakum institucional, pa Kuvend e pa qeveri funksionale. Në analizën e tij, Shala parashikon fitore të sigurt për Përparim Ramën në Prishtinë, Gazmend Muhaxherin në Pejë, Ardian Gjinin në Gjakovë, Agim Aliun në Ferizaj dhe Shaqir Totajn në Prizren. Ndërsa në Mitrovicë dhe Gjilan, sipas tij, balotazhet do të jenë vendimtare. Shala thekson se LDK-ja pritet të dalë forca më e rritur nga këto zgjedhje, ndërsa LV-ja rrezikon të dalë humbëse në shumicën e balotazheve. Ai paralajmëron se koalicionet pas zgjedhjeve lokale do të jenë përcaktuese për formimin e qeverisë së ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA hap “Dialogun Strategjik” me Serbinë – Vuçiq përfiton, Kosova dhe rajoni në rrezik

Beogradi dhe Uashingtoni kanë paralajmëruar nisjen e një “Dialogu Strategjik” për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. …