Bekë Berisha: Na kanë harruar miqtë ndërkombëtarë, s’jemi të zotët për zgjidhje politike

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar pas dështimit të tetë me radhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke shprehur zhgënjimin e tij për bllokadën politike dhe mungesën e mbështetjes ndërkombëtare. Berisha tha se vendi po kalon një krizë serioze institucionale dhe se liderët politikë nuk po arrijnë të ofrojnë zgjidhje.
“Po shihet që kjo nuk po mbaron. Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë… nuk jemi të zotët për të zgjidhur asnjë situatë politike në Kosovë”, theksoi ai. Deklarata e Berishës pasqyron frustrimin në rritje brenda spektrit politik opozitar për krizën që po pengon formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe nënvizon mungesën e një drejtimi të qartë për të dalë nga ngërçi aktual.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …