Bekim Çollaku

Bekim Çollaku: Plani Evropian i pranuar nga kryeministri Kurti nuk e përmban njohjen reciproke, as i përmbush pritjet e Kosovës

Në lidhje me pranimin e planit evropian nga ana e Kosovës, njohësi i çështjeve politike, Bekim Çollaku, ka thënë se plani  nuk e përmban në thelb njohjen reciproke de jure. Plani evropian nuk mund të konsiderohet se i përmbush synimet dhe pritjet e Kosovës për një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë. Kosova ndodhet para një akti të kryer sepse kryeministri Albin Kurti e ka pranuar planin evropian apo franko-gjerman dhe  është i obliguar të kyçet në hartimin e planit zbatues, sepse mundësitë për të negociuar për këtë plan, tani duket se kanë përfunduar. Mendoj që gabimi esencial është bërë qysh në fillim nga qeveria e jonë e cila e ka pranuar këtë plan pa e lënë të hapur mundësinë për negocim dhe përmirësim, është shprehur Çollaku. Ai ka thënë se në planin evropian është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …