Bekim Jashari e Rexhep Kadriu pajtohen që të vazhdojnë punimet në përfundimin e rrugëve të Skënderajt

Bekim Jashari e Rexhep Kadriu pajtohen që të vazhdojnë punimet në përfundimin e rrugëve të Skënderajt

Zëvendës-ministri i infrastrukturës Rexhep Kadriu, qëndroi për një vizitë në Komunën e Skenderajt, me ç’rast u prit nga kryetari Bekim Jashari, me të cilin diskutuan lidhur me implementimin e projekteve rrugore nga Klina e Epërme-Skenderaj-rrethrrotullimi në Marinë. Zëvendësministri Kadriu e kryetari Jashari inspektuan bashkërisht punimet dhe biseduan me pronarët e tokave që momentalisht janë duke e penguar realizimin e projekteve rrugore. Duke ua sqaruar procedurën Kadriu e Jashari u dakorduan me banorët që brenda tre muajsh ta kompletojnë dokumentacionin për parcelat kontestuese në mënyrë që punimet të mos pengohen dhe këto rrugë me rëndësi edhe për vet banorët të përfundohen sa më parë që të jetë e mundur. Ata  u premtuan banorëve se asnjë pronar nuk do të mbetet pa u shpronësuar dhe asnjë kërkesë e tyre e arsyeshme nuk do të injorohet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …