Brickos

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj beson se me masa si rritja e tarifës 10 për qind në produktet e Serbisë, do ta gjunjëzojë Beogradin

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se masa mbrojtëse prej 10 për qind e vendosur nga Qeveria, për produktet e importuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i mbron interesat e shtetit të Kosovës, sovranitetin, integritetin territorial, por mbi të gjitha i mbron edhe prodhimet vendore. Ai  theksoi se ky vendim është marrë në mënyrë që Serbia mos të financojë më tutje me parat e qytetarëve të Kosovës, një fushatë kundër Kosovës në një gjeografi globale.  Serbia këto muajt e fundit është duke bërë një fushatë të ndytë në raport me sovranitetin e Kosovës. Meqë Kosova është një vend ku Serbia eksporton produkte të shumta dhe qarkullimi vjetor i tregtisë mes Kosovës dhe Serbisë është diku rreth 400 milionë euro, kemi marrë vendim  të vendosim masa ekonomike në raport me Serbinë. Vendimi ka qenë një vendim i një sjellje shtetërore me qëllim që Serbia mos të financojë më tutje me paratë e qytetarëve të Kosovës një fushatë kundër vendit tonë,  ka thënë Hoxhaj. Është vështirë të besohet se për shkak të kësaj tarife Serbia do të heq dorë nga presioni diplomatik që po i bën vendit tonë, duke gjetur përkrahje në radhë të parë në Bashkimin Evropian, i cili ka reaguar më tepër se Serbia në këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …