leoni

Bekim Jashari

Bekim Jashari, është distancuar kthjellët dhe qartë: Nuk kam qenë as jam me Vetëvendosjen

Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është distancuar sërish nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se nuk ka pasur marrëveshje me ta për zgjedhjet e fundit lokale. Jashari i ka reaguar kryetarit të Vetëvendosjes  në Skenderaj, Hysni Mehani i cili sot kërkonte  rivotim. Këtë veprim të z. Mehani. Bekim Jashari e ka quajtur deklaratë të porositur që ta identifikojë si i afërm i Vetëvendosjes. Deklaratat e z. Mehani që Skenderaj duhet të shkojë në ri-votim është edhe një deklaratë tjetër e porositur për të na identifikuar si të afërt me VV-në, siç ishte dhe vendimi për mos kandidim të tyre për kryetar të Skenderajt, pasivizimi i tyre në fushatë dhe heshtja e tyre para keqpërdorimeve në ditën e votimit. Kështu me veprimet e tij të ulëta ai iu mundësoj kundërshtarëve tonë politik që gjatë tërë fushatës parazgjedhore të propagandojnë kinse Bekimi është me Vetëvendosjen nuk doli si  kundërkandidat”, ka shkruar Jashari. Kjp ka bërë që ropaganda se ai është me Vetëvendosjen, është përdorur nga PDK-ja në Skenderaj dhe kjo e ka dëmtuar atë, ndërsa e ka akuzuar PDK-në se ka bërë marrëveshje me serbët e Bajës dhe Syriganës, se ka blerë vota dhe ka perdorur ‘trenin bullgar” për të përmbysur rezultatin. “Ata që përveç propagandave të ulët kundër meje, bënë marrëveshje me serbet e Bajës dhe Syriganës, të cilët i votuan me shumicë, ata që blenë votat e qytetarëve me para, kërcënuan e shantazhuan mbështetësit tonë, ata që blenë komisionerët, vëzhguesit si dhe ata që përdoren trenin bullgar për të përmbysur rezultatin”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …