Bekim Jashari

Bekim Jashari, ka akuzuar KQZ-në, PZAP-në dhe Gjykatën Supreme, se kanë heshtur para manipulimeve me vota

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka akuzuar KQZ-në, PZAP-në dhe Gjykatën Supreme, se kanë heshtur para manipulimeve me vota, që sipas tij kanë ndodhur në këtë komunë në zgjedhjet e 17 tetorit. Pas shpalljes së rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale nga KQZ-ja, ai thotë se blerja e votave, presioni politik mbi votuesit dhe manipulimi i zgjedhjeve përmes “trenit bullgare”, ishin evidente.  Garën për kryetar të Skenderajt nuk e kam parë asnjëherë si luftë për pushtet por si një mundësi më shumë për të vazhduar t’i shërbej vendit tim, ashtu siç i kam shërbyer këto 4 vite duke dhënë maksimumin tim në realizimin e qindra projekteve të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të Skenderajt. Jam i lumtur që gjatë kësaj kohe realizuam një fushatë të pastër dhe shembull, duke kërkuar besimin qytetar me program zgjedhor, me projekte dhe plane konkrete, me prezantimin e qeverisjes sonë transparente 4 vjeçare dhe projektet e reformat e realizuara, duke i lënë kështu qytetarët të vendosin lirshëm, në mënyrë demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë refuzon pjesën më të madhe të provave që nuk lidhen drejtpërdrejt me akuzat ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Në vendimet e fundit të Gjykatës Speciale, pjesa më e madhe e provave të paraqitura …