Jashari: Arrestimet e të premtes ishin një “spektakël” i shëmtuar në të cilin OVL e UÇK-së është keqpërdorur

Bekim Jashari: Veprimet djallëzore e të liga do të pasojnë një bashkim më të madh të botës përballë të keqes globale

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet një postimi i ka kujtuar sulmet terroriste të 11 Shtatorit të vitit 2011, në Qendrën Tregtare Botërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka shkruar se veprimet djallëzore e të liga do të pasojnë një bashkim më të madh të botës përballë të keqes globale. “Janë të pafundme përjetimet, dëshmitë dhe fjalët e thëna e të shkruara për ngjarjen e kobshme nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veprimet djallëzore e të liga do të pasojnë një bashkim më të madh të botës përballë të keqes globale. Vlerat demokratike kurrë nuk mund të zhbëhen. Kur flasim për lidhjen tonë me popullin amerikan, më së miri e tregon fjala e urtë: “Miku i mirë në ditë të vështira”. Jo pse ne kemi bërë diçka për miqtë tanë amerikanë, porse këta të fundit kanë bërë për ne, shumë madje. Dhe jemi me fat për miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

Bekim Blakaj: Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999” ka përmbajtur pasaktësi si rezultat i interpretimit të gabuar të të dhënave

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj ka vlerësuar se ekspozita “Masakrat në …