KPMM-ja sot e ka mbajtur punëtorinë Broshura Informuese- Aktivitetet e jashtëligjshme minerare

KPMM sot e ka mbajtur punëtorinë Broshura Informuese- Aktivitetet e jashtëligjshme minerare

Sot Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale e ka mbajtur punëtorinë Broshura Informuese- Aktivitetet e jashtëligjshme minerare. Drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi e ka shpallur të hapur punëtorinë. Kryesuesi i bordit të KPMM-së, Musa Shabani tha se duhet të bashkërendohen institucionet për të parandaluar punët e jashtëligjshme. Zhvillimi ekonomik dhe mirëqena e qytetarit janë prioritet për ne. Ai tha se është avancuar legjislacioni por problematika e resurseve minerarare ka filluar që nga viti 1999, ndërsa në vitin 2005 ka filluar licencimi i operueseve. Sot KPMM-ja operon me 540 leje dhe licenca. Shabani ka theksuar një varg shkeljesh që kanë berë operuesit ilegal ndër vite. Ai bëri thirrje për mbështetje të institucioneve për të parandaluar këto dukuri. Sala Bekteshi-Shala deputete e Kuvendit të Kosovës tha se jam këtu për të mbështetur KPMM-në. Gjeoshkenca dhe miniera janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Tani në vitin 2018 kemi një infrastrukturë mjaftë të mirë. Kuvendi i Kosovës është i obliguar të mbështes ligjet dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre. Ne jemi para një sfidë të madhe sa i përket operimeve ilegale. Ligji për miniera dhe minerare pritet të hyjë ne lexim ditën e enjte, theksoi nder të tjera deputetja Shala. Kreshnik Elezaj nga MZhE tha se janë hartuar programe dhe politika për planet minerare të Kosovës. Ne ju ofrojmë mbështetje të plotë në realizimin e kërkesave tuaja. Sazan Ibrahimi nga asociacioni i Komunave të Kosovës,ka treguar se kjo temë është diskutuar me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës. Inspektoratet në shumicën e rasteve operojnë nga niveli qendror dhe jo nga niveli lokal. Kërkojmë një reformë për trupat inspektues. Në disa raste kryetaret e komunave involvohen indirekt tek operatoret e ndërtuesve te rrugëve. Drejtori i KPMM Ramiz Krasniqi theksoi se nga sot Broshura është ne web faqen e KPMM-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …