Belinda Balluku

Belinda Balluku: Shqipëria do të sakrifikojë, do të heq nga rezervat energjinë elektrike, për t’ia dërguar Kosovës

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës e Shqipërisë, Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë, ka dhënë detaje në lidhje me energjinë e ofruar për Kosovën gjatë dy ditëve të festës së Vitit të Ri. Balluku në fjalën e saj ka bërë me dije se energjia do të merret nga rezervat dhe do t’i jepet Republikës së Kosovës më 31 dhjetor dhe 1 janar si një mënyrë për të mos i lënë qytetarët e Kosovës pa energji gjatë këtyre ditëve festive. “Situata energjetike është në një krizë ndërkombëtare, dhe Shqipëria gjithashtu ndodhet në një moment shumë të vështirë. Ndaj, vendimi që mori kryeministri Rama ka kërkuar paraditen e djeshme që ministria e infrastrukturës dhe e energjisë të analizonte situatën dhe të gjente me çdo kusht një mundësi për të furnizuar  Republikën e Kosovës për datat 31 dhjetor dhe 1 janar. I referohemi vetëm këtyre dy datave. Kujtojmë Shqipëria, si të gjitha vendet tjera në botë, përballet me një krizë shumë të thellë energjetike. Ne do të sakrifikojmë, do të heqim nga rezervat tona, për t’ia dërguar Kosovës”, ka thënë ndër të tjera, ministrja Belinda  Balluku.

Kontrolloni gjithashtu

VMRO-DPMNE: Zaevi për të shpëtuar nga krimet pranon dygjuhësinë

Fronti Evropian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare

VMRO dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit dhe partinë ZNAM …