leoni

Emmerson

Ben Emmerson: E tërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës po akuzohet si organizatë terroriste nga Prokuroria e Gjykatës Speciale

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës po akuzohet vetëm për faktin se ka qenë pjesë e udhëheqjes së UÇK-së. Ai ka saktësuar se Zyra e Prokurorit  është duke e ngarkuar Kadri  Veselin me akuza, duke i dhënë atij përgjegjësi për çdo person që ka veshur uniformën e UÇK-së, pavarësisht kohës. Sikur është thënë edhe në dosjen paraprake të Prokurorisë sa i takon akuzës kundër klientit tim, ajo është drejtuar vetëm për faktin se ai ka qenë pjesë drejtuese e UÇK-së.  Prokuroria Speciale pretendon se ai duhet të jetë përgjegjës për çdo person që ka pasur veshur uniformën e UÇK-së, në çdo kohë. Avokati Emmerson, ka saktësuar se Zyra e Prokurorit është duke e akuzuar të gjithë UÇK-në si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” dhe jo vetëm të akuzuarit aktualë ” ka thënë ai  në seancën gjyqësore të Gjykatës Speciale, që po mbahet në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …