Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se do të angazhohet fuqishëm për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovën në INTERPOL. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se shteti i tij do ta bëjë të pamundurën për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është shprehur i sigurt se gjatë këtij viti do të ndodhë anëtarësimi në organizatën më të madhe të policisë ndërkombëtare. Ai ka shtuar më tutje se qeveria e ka konfirmimin nga një numër i madh i vendeve që do të përkrahin Kosovën në aplikimin për në INTERPOL. Por, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se Qeveria e Serbisë është mobilizuar për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
