Brickos

Rukiqi: Pandemia nuk ka ndikuar vetëm në shëndet por edhe në ekonomi, dëmet janë të konsiderueshme

Berat Rukiqi: Korrupsioni dhe nepotizmi janë në nivele shqetësuese nga të cilat po krijohet burokraci

Tri barrierat kryesore në vend për bizneset mbeten, konkurrenca e padrejtë në vend që është renditur në mesin e top barrierave të raportuara në shkallën 37%, pasuar nga kamatat e larta në shkallën 36% dhe ekonomia informale me 33%. Kështu tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili shtoi se për çështjen e taksës, OEK përkrah çdo vendim qeveritar që është në interes të vendit. Rukiqi gjatë shpalosjes së indikatorit të klimës së të bërit biznes, tha se korrupsioni dhe nepotizmi janë në nivele shqetësuese, sepse sipas tij, pastaj po krijohet burokraci. Ndërsa, tha se rritja ekonomike mbetet e varur nga investimet publike dhe nga remitencat. Rukiqi thekson se Kosova ende ballafaqohet me vendime populiste që po ndikojnë negativisht tek bizneset. Ai tha se rreth 10 milionë euro mund të shkojnë dëmet nga vendimet komunale për ndalimin e bizneseve që të punojnë ditën e diel.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …