Rrustem Berisha

Berisha: Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në ushtri nuk është rrezik për askënd

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri, nuk është rrezik për askënd. Ai ka shtuar më tutje se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, Kosova e ka më të lehtë të jap kontribut për siguri në vend dhe rajon. Transformimi  nuk duhet të shihet si rrezik nga asnjë shtet fqinjë. Përkundrazi ne synojmë që ti ndërtojmë kapacitetet mbrojtëse dhe jo sulmuese. Kështu që transformimi është në interes të të gjithëve. Në këtë 10 vjetor të Pavarësisë, FSK-ja ka plotësuar të gjitha kapacitetet operacionale të cilat janë vlerësuar lartë nga NATO. Transformimi I FSK-ës në Ushtri  është një nevojë, për shkak të se niveli i sigurisë rajonale dhe globale ka nevojë për pjesëmarrjen e shteteve të vogla në luftimin e dukurive negative që mund të rrezikojnë sigurinë në të ardhmen, ka deklaruar ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …