Besart Gashi e punon emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gëzhoja fishekësh

Besart Gashi e punon emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gëzhoja fishekësh

Besart Gashi, i cili vitin e kaluar kishte punuar portretin e komandantit Adem Jashari me 200 mijë gëzhoja fishekësh, në 21-vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka ardhur me një tjetër punim. Ai ka realizuar emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gëzhoja fishekësh 9 mm.  “Për nder të 21-vjetorit të rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës punova një emblemë të veçantë në vendin tonë me gëzhoja fishekësh 9 mm”, ka njoftuar Gashi. Ai ka treguar se realizimi i kësaj embleme, cili ka dimension prej 60cm x 60cm, i ka marrë tre ditë kohë, ndërsa është punuar me 2100 copa gëzhoja.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ndërhyri 80 herë nga ajri për shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës

KFOR-i ka njoftuar se gjatë javëve të fundit ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në shuarjen …