Besarta Jashari: Në mes dhimbjes për tragjedinë në Durrës, populli ynë dëshmoj se 28 Nëntori është i veçantë

Besarta Jashari: Në mes dhimbjes për tragjedinë në Durrës, populli ynë dëshmoj se 28 Nëntori është i veçantë

E bija heroit të kombit e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari e cila në kohën e luftës ka qenë vetëm 10-vjeçare por edhe e mbijetuara e vetme e kësaj familje legjendare, që i shpëtoi masakrës së 5 marsit të vitit 1988 përmes një shkrimi në rrjetin social ka ndarë disa nga emocionet e ditë se djeshme. Ajo  ka shkruar se kombi jonë në mes dhimbjes për tragjedinë në Shqipëri, dëshmoj se 28 Nëntori është i veçuar. “28 Nëntori, ditë e veçantë për mbarë kombin… kjo festë nuk është veç e flamurit apo e pavarësisë, por është datë e krenarisë, sakrificës, shpresës dhe dashurisë kombëtare. Kësaj rradhe, populli jonë në mes dhimbjes për tragjedinë në Durrës, dëshmoj se 28 Nëntori është i veçantë. Dashuria, solidariteti mbarkombëtar këto ditë – do t’i bënte krenarë të gjithë brezat e heronjëve. Andaj, duke ju uruar këtë festë të veçantë – falenderoj Komunën e Drenasit për ngritjen e shtatoreve të Babës Shaban, Babushit dhe Balit Adem”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …