Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i KPM-së, pavarësisht se mandati i kryetarit aktual, Jeton Mehmeti, nuk ka përfunduar

Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i KPM-së, pavarësisht se mandati i kryetarit aktual, Jeton Mehmeti, nuk ka përfunduar

Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Komisionit të Pavarur të Mediave, me katër vota nga anëtarët e tij, pavarësisht se mandati i kryetarit aktual, Jeton Mehmeti, ende nuk kishte përfunduar. Ky zhvillim ka ngjallur kritika dhe akuza për shkelje ligjore dhe ndërhyrje politike. Zgjedhja e Berishës u mbështet nga Luljeta Aliu, e cila organizoi një mbledhje të jashtëzakonshme për të siguruar kuorumin e nevojshëm. Në një email të siguruar nga ˹Insajderi˺, militantja e Kurtit, Luljeta Aliu arsyetoi urgjencën e mbledhjes për të shmangur mungesat e mundshme për shkak të arsyeve shëndetësore, meqë qenka me grip. Besnik Berisha njihet për gjuhën e tij kritike dhe linçuese ndaj mediave dhe figurave publike. Në një postim të mëparshëm, ai kishte sulmuar analistët kritikë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar si të frikësuar nga humbja e privilegjeve shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …