Zgjedhja e Besnik Berishës kryetar i ri i KPM-së, nxiti shumë reagime, në radhë të parë si kapje e këtij institucioni nga pushteti

Juristja për media, Flutura Kusari ka thënë se kapja e KPM-së u kompletua, duke shtuar se rregullorja e re u ndryshua. Jeton Mehmeti është shkarkuar nga pozita dhe se tashmë KPM ka kryetar jolegjitim. Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione. Për zhvillimet në KPM, ku u zgjodh një kryetar i ri, megjithëse kryetari aktual kishte ende mandate, ka reaguar edhe Vlora Çitaku nga PDK-ja. Janë shqetësues raportet nga mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur për Media dhe konstatimet e vëzhguesve të pavarur që edhe ky institucion i pavarur është kapur nga Qeveria e LVV-së. Është e frikshme vetëm të paramendohet humnera në të cilën ky pushtet është duke e katandisur shoqërinë. Nga kapja politike e KPM-së mund të pritet vetëm sulme politike mbi mediat e pavarura dhe cenim i mëtutjeshëm i lirisë së të shprehurit për të gjithë. Nëse procesi është bërë duke shkelur ligjet e rregulloret, atëherë duhet të reagojë menjëherë edhe gjyqësori. Shkatërrimi i shtetit dhe shoqërisë që e kemi ndërtuar me gjak e sakrifica nuk mund të kalojë, ka shkruar, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Nathalie Loiseau: Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian është në terren në mbarë Kosovën

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau ka njoftuar …