Në Kuvendin Zgjedhor të OVL-UÇK-së janë ftuar; Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Dardan Molliqaj, Shqipe Selimi e Nuredin Ibishi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mban Kuvendit e V-të zgjedhor,  në Restaurant “Villa Natyra” në fshatin  Prugofc. Organizata do të zgjedhë kryetarin e saj. Në garë për të drejtuar organizatën janë,  Kapllan Parduzi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbajtur më 12 mars 2024, ishte miratuar rregullorja për mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës. Në këtë mbledhje, qenë shpallur edhe tri kandidatura për kryetar të Organizatës: Kapllan Parduzi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ka qenë bërë e ditur  në njoftimin paraprak  të OVL-UÇK-së. Në këtë Kuvend Zgjedhor janë ftuar edhe nga një përfaqësues politik,  i cili njëkohësisht është edhe veteran i UÇK-së. Nga PDK-ja veterani, Sami Lushtaku, nga LDK-ja,  Nuredin Ibishi, nga AAK-ja, Daut Haradinaj nga PSD-ja Dardan Molliqaj dhe  nga VV-ja, Shqipe Selimi

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ju ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ju ka bërë thirrje qytetarëve që …