Besnik Isa Mustafa, ka reaguar pas një videoje të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje

Besnik Isa Mustafa, ka reaguar pas një videoje të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje

Besnik Isa Mustafa, ka reaguar  pas një videoje të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku djemtë e Mustafës akuzoheshin si përfitues të një terminali, duke pretenduar se me qeverisjen e Vetëvendosjes ai është shtetëzuar. Jeni në pushtet, i keni të gjitha mundësitë për të sqaruar pronësitë e kompanive, themeluesit e tyre dhe fitimet që ato i realizojnë edhe në rastin e terminalit që na e mveshni neve, që në fakt është gënjeshtër e konstruktuar, si për pronësinë ashtu edhe për fitimet”, ka shkruar në “Facebook” Besnik Mustafa. Ai ka ftuar Vetëvendosjen  ta mbyllin këtë kompani, por ua ka bërë me dije se do të kenë punë me shtetin slloven. E unë u them, urdhëroni dhe konfiskone ose mbylleni këtë kompani por do të keni punë me shtetin slloven e jo me familjen Mustafa…”, ka shkruar Besnik Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …