​Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Është e nevojshme një analizë më e hollësishme në raport me efektet që ka krijuar Ligji për Deklarimin e Pasurisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është e nevojshme një analizë më e hollësishme në raport me efektet që ka krijuar Ligji për Deklarimin e Pasurisë. Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Tahiri ka thënë se deklarimi online është një hap para në lehtësimin dhe forcimin e mbik[qyrjes ndaj zyrtarëve publikë. “Sot, në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, lidershipi i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit prezantoi raportin vjetor për vitin 2022. Në këtë takim shtrova nevojën për një analizë më të hollësishme në raport me efektet që ka krijuar Ligji për Deklarimin e Pasurisë. Vlerësova se deklarimi online është një hap përpara në lehtësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes ndaj zyrtarëve publikë, që janë të obliguar të bëjnë deklarimin në fjalë”, ka thënë Tahiri. Ai ka shtuar se lufta kundër korrupsionit është betejë e vazhdueshme në secilën shoqëri dhe sistem politik. “Kërkova që të këtë një takim në mes të APK-së dhe Komisionit, në mënyrë që të diskutohet në detaje ecuria e zbatimit të dy ligjeve që afektojnë agjencinë. Lufta kundër korrupsionit është betejë e vazhdueshme në secilën shoqëri dhe sistem politik. Si vend duhet të bëjmë gjithçka që ta mposhtim këtë fenomen”, ka përfunduar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Udhëheqësit e përgjegjshëm e çojnë vendin përpara, të papërgjegjshmit e destabilizojnë

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka apeluar për kujdes dhe përgjegjësi nga drejtuesit shtetërorë, duke theksuar …