Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Besnik Tahiri: Konsultimet për presidentin ishin formalitet, synimi ishte kontrolli i tri institucioneve kryesore

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se procesi i konsultimeve politike për zgjedhjen e presidentit nuk ka qenë serioz dhe as gjithëpërfshirës, por i orientuar drejt një rezultati të paracaktuar. Tahiri iu drejtua nënkryetarit të LVV-së, Glauk Konjufca, duke thënë se qëllimi kryesor ka qenë që në krye të institucioneve më të rëndësishme të vendit të vendoseshin figura të së njëjtës forcë politike. Sipas tij, procesi nuk ka pasur karakter konsultativ dhe që nga fillimi ka qenë e qartë se nuk do të prodhonte një marrëveshje të gjerë politike për presidentin. “Qëllimi ka qenë deri në ditën e fundit me mujt në atë pozicion me vendos një person i cili vjen nga LVV dhe këto tri pozita me qenë pozita që i udhëheq Albin Kurti në krye”, deklaroi Tahiri, duke shtuar se një proces i mirëfilltë konsultativ do të zhvillohej ndryshe. Ai gjithashtu theksoi se që në fazat e hershme të diskutimeve ishte e qartë se zgjedhja e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, nuk do të realizohej përmes një konsensusi të gjerë politik, duke e cilësuar të gjithë procesin si të parashikueshëm dhe pa hapësirë reale për marrëveshje mes partive.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut, studentët kërkojnë respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve

Prishtina u bë të premten zëri i solidaritetit me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. …