Besnik Tahiri kujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn: Ishin shtylla të luftës për liri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka përkujtuar përvjetorin e rënies së Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, duke i cilësuar ata si figura kyçe të luftës çlirimtare dhe simbol të sakrificës për lirinë e Kosovës. Tahiri tha se përvjetorët e rënies së tyre janë kujtim i “shtegtimit për liri”, duke theksuar rolin e Ilir Konushevcit në organizimin dhe furnizimin me armatim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Në qindra kalime të kufirit, ai me shokët ishin kthyer në arterien e furnizimit me armatim, në shtyllën e fortë që mbante gjallë luftën për liri”, ka shkruar Tahiri. Ai e cilësoi figurën e Gjeneralit Ilir Konushevci si pjesë të celulave të para të armatosura dhe ndër themeluesit e UÇK-së, duke e lidhur emrin e tij me dëshmorët Luan Haradinaj, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Adrian Krasniqi dhe Edmond Hoxha. Tahiri shtoi se vepra dhe sakrifica e Ilir Konushevcit dhe Dr. Hazir Malajt duhet të mbeten udhërrëfyes për brezat e sotëm në shërbim të atdheut. Ai gjithashtu tha se ishte i nderuar që kaloi kohë me Halit Konushevci, për të cilin u shpreh se me urtinë dhe kujtimet për të birin vazhdon të frymëzojë brezat. “Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj ranë së bashku për ta konfirmuar dhe lartësuar një komb dhe një atdhe. Lavdi!”, përfundoi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …