Ramush Haradinaj: U nderua sakrifica e vëllezërve Muslijaj dhe dëshmorëve të Shaptejit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në homazhet përkujtimore në Gllogjan dhe në ceremoninë e zbulimit të lapidarit për dëshmorët dhe martirët e fshatit Shaptej të Deçanit. Haradinaj bëri të ditur se së bashku me kryetarin e OVL-së në Deçan, Gjeneral Abdyl Mushkolaj, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve, kanë nderuar kujtimin e tre vëllezërve Muslijaj – Shemsiut, Bajramit dhe Azemit – të cilët ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës. “Deçani i trimërisë dhe sakrificës ka qenë në ballë të luftës çlirimtare dhe vazhdon të ruajë me nder kujtimin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj. Në kuadër të ceremonisë së zbulimit të lapidarit në Shaptej, u përkujtua edhe sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të kësaj ane, duke u përjetësuar emrat e dëshmorëve Shemsi Muslijaj, Bajram Muslijaj, Azem Muslijaj, Bekë Muslijaj, Rifat Beqiraj, Ukë Beqiraj, Rexhep Hajdaraj, Arben Hajdaraj dhe Jusuf Kelmendi, si dhe martires Gjyke Hajdaraj. Në fund të mesazhit të tij, Haradinaj u shpreh: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.”

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …