Screenshot

Osman Osmani kundër nismës “10 Milionëshe”: Migrantët nuk janë rrezik, por kontribuues të shoqërisë

Osman Osmani ka reaguar kundër nismës së ashtuquajtur “10 Milionëshe”, për të cilën do të votohet më 14 qershor 2026 në Zvicra, duke theksuar se njerëzit nuk duhet të trajtohen vetëm si numra apo barrë për shoqërinë. “Njerëzit që shihen vetëm si numra, humbin vlerën e kontributit të tyre në shoqëri”, ka deklaruar Osmani. Ai ka kujtuar se Zvicra historikisht ka qenë vend i migrimit dhe i pranimit të fuqisë punëtore nga vende të ndryshme, ndërsa ka theksuar rolin e rëndësishëm të komunitetit shqipfolës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. “Sot mijëra shqiptarë janë qytetarë të natyralizuar, aktivë në politikë, sipërmarrës, profesionistë, sindikalistë, mësimdhënës dhe parlamentarë”, ka thënë ai. Sipas Osmanit, komuniteti shqiptar ndër vite ka kontribuar në sektorë kyç si ndërtimtaria, fabrikat, shëndetësia, gastronomia, transporti, pastrimi dhe profesionet sociale. Ai ka vlerësuar se është problematike dhe e rrezikshme që miliona njerëz të paraqiten në mënyrë të përgjithësuar si kërcënim për shoqërinë, duke bërë thirrje për debat më të drejtë dhe më njerëzor rreth migrimit dhe integrimit në Zvicër.

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …