Besnik Tahiri thotë se pikërisht kjo qeveri në këto dy vjet e gjysmë të drejtimit të vendit e ka shkatërruar sektorin privat

Besnik Tahiri: Për AAK-në është e rëndësishme që trajtohet sa më shpejt kërkesa për debat parlamentar për 3-vjetorin e Qeverisë Kurti

Kryetari i Grupit Parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, konsideron se  është e rëndësishme që trajtohet sa më shpejt kërkesa për debat parlamentar për trevjetorin e Qeverisë Kurti. Çështja kryesore e ballafaqimit të Kuvendit të Kosovës me Qeverinë është llogaridhënia për tri vjet keqqeverisje dhe mos punë. Duhet të tregojë pse nuk janë shpenzuar 1 miliardë e 225 milionë euro? Pse janë shpenzuar 209 milionë euro me tenderë njëburimor? Pse nuk u rritën pagat në sektorin publik? Pse nuk ndodhi Ligi për Sigurimet Shëndetësore? Do ta dekonspirojmë qeverisjen më të dobët në histori të Kosovës. Ky dekonspirim vjen duke u ballafaquar. Kur kam kërkuar rritje të pagave në sektorin publik, kryeministri ka vendosur parametra tjerë: është marrë me veriun e Kosovës, me problemin me tabela, me problemin e dinarit. Pra, nuk kemi mundur të diskutojmë për politika publike. ka thënë, Besnik Tahiri në një takim me gazetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …