​Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Qëndrimi i AAK-së për dialogun është i qartë por në këtë proces askush nuk e ka ekskluzivitetin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur ftesës së Kurtit për takim në lidhje me procesin e dialogut. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se qëndrimi i partisë së tij është i qartë, se në lidhje me këtë proces askush nuk e ka ekskluzivitetin. Ai ka thënë se konsultimi me partitë politike parlamentare është shumë i rëndësishëm. Tahiri tutje shtoi se në qeveri janë të gjitha raportet mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, dhe se deklaratat e Kurtit se nuk ka gjetur dokumente të tilla janë krejtësisht të papërgjegjshme.

Kontrolloni gjithashtu

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Moment vendimtar për ekzistencën, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, …