SBASHK

SBASHK kërkon nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci që të përmbahet nga deklarimet që lexohen si kërcënime

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka reaguar ministres Nagavci lidhur me disa deklarata të kësaj të fundit. SBASHK-u ka ftuar ministren që të përmbahet nga deklarimet që lexohen si kërcënime, duke precizuar saktë faktin që ata as nuk shantazhojnë, por as nuk shantazhohen, pavarësisht rrethanave. “Ministre, SBASHK-u alarmon, kritikon, angazhohet për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë, por nuk shantazhon e as nuk kërcënon, por as nuk u është dorëzuar e nuk u dorëzohet kurrë shantazheve e as përpjekjeve të dikujt që ka tentuar ta lëndoj unitetin e shkëlqyer të sindikatës sonë. Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i anëtarësisë sonë dhe presim bashkëpunim korrekt me MASHTI-n”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …