Besnik Tahiri: Seanca një herë në javë është shkelje kushtetuese dhe rrezik për autoritarizëm

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas dështimit për herë të 17-të të mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit. Në një deklaratë për media, Tahiri ka kritikuar ashpër propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, për mbajtjen e seancave parlamentare një herë në javë, duke e cilësuar atë si antikushtetues dhe të rrezikshëm. Sipas tij, një qasje e tillë synon të normalizojë shkeljet kushtetuese përmes përfshirjes së të gjithë akterëve politikë në këto shkelje. Ai e ka quajtur këtë propozim një “eksperiment” për një qeverisje tranzicionale me prirje autoritare. Ky është një propozim antikushtetues. Një shpikje që rrezikon të shndërrohet në mjet për të instaluar një qeverisje autoritare, pa Kuvend funksional, ku madje udhëheqësi i seancës mund të marrë edhe rolin e ushtruesit të detyrës së Presidentit, tha Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …