Bijë dhe bija të dëshmorëve të kombit kanë kërkuar nga Albin Kurti të japë dorëheqje ose të kërkojë falje për vlerësimin që i ka bërë Ivanoviqit

Bijë dhe bija të dëshmorëve të kombit kanë kërkuar nga Albin Kurti të japë dorëheqje ose të kërkojë falje për vlerësimin që i ka bërë Ivanoviqit

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, bijtë e bijat e familjeve të  dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar  kundër deklaratave pozitive dhe  lavdëruese të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e vrarë serb, Oliver Ivanoviq, Protesta u mbajt  me moton, “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”. Ajo u drejtua  kundër përpjekjeve të Albin Kurtit për ta amnistuar  një kriminel lufte, i cili me bandat e tij ka vrarë  civilë shqiptarë gjatë dhe pas luftës, veçmas në Mitrovicën e Veriut.  Berat Beqiri, djalë i dëshmorit dhe organizatori i kësaj proteste tha se e jemi tubuar sot këtu  për të shprehur zemërimin tonë të thellë ndaj përpjekjeve të përsëritura të përfaqësuesve politikë për të shtrembëruar historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjithë ne jemi dëshmitarë  tani 23 vite pas luftës, në emër të popullit janë bërë dhe po bëhen veprime destruktive.  Fjalët që kryeministri i vendit, Albin  Kurti i tha për Ivanoviqin ishin shigjeta mbi plagët tona. Ishte tronditje e radhës dhe fyerje e rëndë publike për të gjithë ne, tha  Berat Beqiri. Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Kurti. Ata brohoritën: Albin dorëhiqu ose kërko falje!. Në këtë protestë janë parë të kenë marrë pjesë edhe  deputetet e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, Floretë Zjenullahu e qytetarë të tjerë liridashës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …