BIK: Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar

BIK: Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon aktet terroriste që ndodhën sot në Bruksel, ku humben jetën qytetarë të pafajshëm, duke u solidarizuar me popullin dhe shtetin belg, lusim Zotin që njerëzimi   mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme. Aktet e tilla, të cilat  sjellin viktima, terror e dhunë  janë  vepra  antinjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerëzimin, para të cilave bota  nuk duhet të dorëzohet e gjunjëzohet. Sot në Bruksel  edhe njëherë  u atakuan qytetarët e pafajshëm, jeta e tyre si dhe vlerat qytetëruese e civilizuese të njerëzimit. Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar të gjithë, pavarësisht ku ndodh ajo. Në këto momente  të rënda solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen e pikëllimin me popullin mik belg, familjarët e viktimave të cilat sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt. Lusim Zotin e Madhëruar për paqe, qetësi e mirëkuptim!

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …