leoni

KUR

Përfaqësues të Ambasadës së Republikës Çeke vizituan KUR”Prishtina”

Vitezslav Pur këshilltar i lartë i Ambasadës së Republikës Çeke në Prishtinë të martën diskutoi me Ilir Abdullahun, U.D i kryeshefit ekzekutiv të KUR “Prishtina”, Projektin e ndërtimit të Fabrikës së Trajtimit të Ujërave të Zeza për fshatrat Mramor, Busi dhe Sutjeskë të Komunës së Prishtinës.

Ceremonia e vendosjes së gurëthemelit të Fabrikës së Trajtimit të Ujërave të Zeza është bërë më 28 prill 2015, në bregun lindor të liqenit të Badocit, afër fshatit Mramor. Ceremonia u realizua për të shënuar fillimin zyrtar të projektit “Përmirësimi i cilësisë së ujit në liqenin e Badocit përmes futjes në përdorim të sistemit adekuat për menaxhimin e ujërave të zeza” financuar nga Republika Çeke në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit në mes të Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës.

Ky projekt është Memorandum Mirëkuptimi në mes të Agjensionit Çek për Zhvillim, Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë Ujësjellësi Rajonal ”Prishtina” sh.a. Projekti ka filluar të implementohet nga kompanitë profesionale “Ircon”  dhe “TopolWater” nga Republika Çeke dhe  kompania Kosovare “Project Plus” Sh.P.K.  Ndërtimi i Fabrikës së Trajtimit të Ujërave të Zeza, dukshëm do të përmirësojë cilësinë e ujit në liqenin e Badocit.

Vlera e projektit të financuar nga donatori (Republika Çeke) është  650.000 euro. Ujërat e zeza nga tre fshatra (Mramor, Busi dhe Sutjeskë) deri më tash kanë rrjedhur direkt në liqe , ngase nuk ka pasur sistem kanalizimi apo Fabrikë për Trajtim të Ujërave të Zeza.

Projekti në fjalë pason ndërtimin e linjës së re të kanalizimit që i lidhë të gjitha fshatrat, financuar nga Komuna e Prishtinës. Kjo Fabrikë do të jetë e pajisur me teknologjinë më të fundit efikase në fushën e trajtimit të ujërave të zeza. Fabrika-Impianti do të ndihmojë në uljen e konsumimit të ujit dhe energjisë elektrike duke arritur rezultatet më të mira të kualitetit të ujit të trajtuar. I njëjti lloj i teknologjisë është përdorur në projektin paraprak në fshatin Harilaq.

Një aktivitet tjetër i projektit është i fokusuar në pajimin e laboratorit me pajisje të reja moderne dhe trajnime në mirëmbajtje për operatorët. Përveç ndërtimit dhe trajnimeve, ishte organizuar edhe një kampanjë e shkallës së lartë në vetëdijesimin e banorëve të fshatrave përreth liqenit të Badocit. Ndërsa, projekti në tërësi do të implementohet deri në fund të vitit 2017.

“ Trajtimi i ujërave të zeza do të mbetet sfidë jo e vogël dhe gjithsesi temë diskutimi në të ardhmen e afërt , derisa viti 2017 do e zë kryeqytetin dhe komunat e tjera të zonës së shërbimit me ujë 24 orë pandërprerë” tha U.D i kryeshefit ekzekutiv KUR Prishtina, Ilir Abdullahu dhe njëherësh falënderoi popullin Çek dhe Qeverinë e Republikës Çeke për ndihmën e dhënë popullit të Kosovës, përmes investimeve të tyre në sektorin e ujit.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …