Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Bilall Sherifi: Duhet të shtrohet pyetja a duhet që Hashim Thaçi ta udhëheqë dialogun apo jo?

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka konsideruar se i tërë debati se a duhet që dialogun ta drejtojë presidenti apo qeveria po bëhet për shkak të figurës së Hashim Thaçit, e jo për shkak të presidencës si institucion. Me këtë rast, ka thënë se edhe ai vetë personalisht është që Thaçi të mos e udhëheqë dialogun, porse nuk është kundër asaj që një president të mos e bëjë një gjë të tillë. E ka pasur qeveria. Pse nuk kemi pasur rezultate më të mira atëherë? Qeveria e ka pasur dhe kuvendi, por nuk kemi marrëveshje më të mira. Duhet të shtrohet pyetja a duhet që Hashim Thaçi ta udhëheqë dialogun apo jo? Por jo a presidenti apo kryeministri. Duhet të flasim hapur. Edhe unë mendoj që nuk duhet Hashim Thaçi. Jo pse është president, por të gjithë e dimë cilat janë rezultatet. Rezultatet nuk janë të kënaqshme”, ka nënvizuar Sherifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …