Billbord në Tiranë: “Liri për çlirimtarët” – përkujtohen Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi

Në Tiranë është shfaqur një billbord madhështor me mbishkrimin “Liri për çlirimtarët”, shoqëruar me fotografitë e figurave të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Pamjet janë bërë publike nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, i cili ndau fotografinë në rrjete sociale, megjithëse nuk ka dhënë detaje për vendndodhjen e saktë të këtij billbordi në kryeqytetin shqiptar. Ky veprim shihet si një mesazh i fuqishëm solidariteti për katër udhëheqësit e UÇK-së, të cilët që nga nëntori i vitit 2020 po mbahen në paraburgim në Hagë. Përkrahësit e tyre e cilësojnë këtë si një padrejtësi të madhe historike, ndërsa vendosja e billbordit në Tiranë shihet si kujtesë se çlirimtarët mbeten të gjallë në zemrat e shqiptarëve kudo.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …