Bio ferma “Dionisi” rritë pula në ambient të hapur

Bio ferma “Dionisi”, me pronar Arbron Krasniqin, ka filluar një mënyre të veçantë të rritjes së pulave, me qëllim të furnizimit të tregut me vezë bio, e më vonë edhe me mish pule bio, pasi pulat i rritë në ambient të hapur dhe me ushqim natyral. Kjo fermë është e vetme e këtij lloj në Komunën e Malishevës dhe me gjerë. Për këtë qëllim, këtë fermë e kanë vizituar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët e kanë inkurajuar pronarin Krasniqi, për rritjen e pulave në ambient të hapur, pasi produktet që plasohen në treg, janë bio dhe janë shumë herë më të shëndetshme, pasi pulat ushqehen me ushqim natyral. “Ju shkoftë puna e mbarë me këtë veprimtari që keni filluar dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni ju me këtë mënyrë të rritjes së pulave, pasi produktet sa më natyrore janë më të shëndetshme, prandaj të gjithë ata që e kanë hapësirën, i inkurajojmë të merren kultivime të tilla, natyrale dhe vendore”, ka thënë Berisha, gjatë vizitës në këtë fermë. Pronari i bio fermës “Dionisi”, Arbron Krasniqi, ka treguar se këtë veprimtari e ka filluar me dëshirën e tij, pasi e adhuron natyrën dhe në veçanti shpezët, prandaj ka vendosur që të merret me rritjen e pulave në natyrë, me qëllim që fillimisht ta furnizoj tregun me ve bio, e më pas edhe me produkte të mishit bio. Ai gjithashtu, synon me zgjerimin e hapësirës dhe rritjen e numrit të pulave. “Aktualisht kemi afro 2500 zogj dhe pula, prej të cilave presim që brenda pak muajve të fillojmë të furnizojmë tregun me ve, pasi qysh tani kanë kërkesa të mëdha, dhe deri në fund të vitit të shtoj numrin e pulave deri në 4 mijë, e më shumë”, ka thënë Krasniqi. Ai gjithashtu ka treguar se krejt këtë punë e ka filluar me pak, duke i rritur kapacitetet, dhe tërësisht nga puna dhe buxheti i tij familjar, përderisa nuk ka marrë asnjë subvencion për ngritjen e fermës, por gradualisht është duke e rritur kapacitetin si në numrin e pulave, ashtu edhe në hapësirën për pula, në mënyrë që në vazhdimësi të furnizoj tregun me produkte bio dhe të freskëta.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …