Edhe Malisheva e fillon së implementuari projektin- E Shkollori

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Arsim dhe Edukim ka filluar implementimin e projektit E- Shkollori i cili ka të bëjë me digjitalizimin e shkollave dhe qasjen e komunitetit shkollor në rrjedhat e procesit edukativo arsimor, bazuar në mësimin online.

Ky projekt ka të bëjë me:

  • Digjitalizimi i institucioneve arsimore për arsimin e mesëm të ulët 6- 9 për 3844 nxënës për 01.05.2020 deri më 31.12.2020

  • Digjitalizimi i institucioneve arsimore për arsimin e mesëm të ulët 1-5 për 3902 nxënës nga 01.09.2020 deri më 31.12.2020

  • Digjitalizimi i institucioneve të arsimit të lartë 10-12 për 1926 nxënës për katër muaj nga 01.09.2020 deri më 31.12.2020

Ky proces i digjitalizimit bënë të mundur të realizohej bashkëpunimi prindër-mësimdhënës- nxënës, përmes platformës elektronike e-shkollori, dhe arritjen e mundësive për të realizuar programin arsimor përmes mësimit online, gjithashtu mundëson raportimin dhe evidentimin online të suksesit të nxënësve, statistikave shkollore, raporteve shkollore, aktiviteteve shkollore, digjitalizimit të materialit pedagogjik dhe njësive mësimore përmes videove. Procesi i digjitalizimit të sistemit tonë arsimor përmes këtij projekti bën të mundur gjithashtu një monitorim dhe vlerësim më gjithëpërfshirës të sistemit tonë arsimor duke realizuar një mbikëqyrje më të përgjegjshme nga DKA-ja në raport me Shkollat, koordinim ndërinstitucional, e gjithashtu edhe një lehtësim të realizimit të arsimit gjithëpërfshirës nga institucionet tona arsimore dhe punës edukativo arsimore përkrah rrethanave të tanishme për shkak të Pandemisë Covid-19. Linku zyrtar i cili është i qasshëm për të gjitha institucionet arsimore të cilat bazohen në kontraktimin e këtij projekti është: https://eshkollori.com/index

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …