TAKIM I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT KOMUNAL NË JUNIK

U mbajt takimi i radhës i Shtabit Emergjent Komunal në komunën e Junikut, ku kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, e vlerësoj si të suksesshme Fazën e I-rë të lirimit të masave mbrojtëse të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë me rekomandim nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku njoftoj anëtarët për Fazën e II-të të lehtësimit të masave duke kërkuar angazhim dhe koordinim në mënyrë që të kalojmë edhe këtë fazë me sukses, duke potencuar që pavarësisht lehtësimit të masave operatorë të caktuar ekonomik vazhdojnë të jenë të dëmtuara nga pamundësia e ushtrimit të plotë të veprimtarisë shkaku i Pandemisë COVID-19, mirëpo shpresojmë që disiplina qytetare dhe kujdesi i operatorëve ekonomik në ofrim të shërbimit gjatë kësaj faze do mundësoj kthimin në normalitet dhe zhvillimin e jetës normale nga data 2 Qershor. Kryeshefi i QKMF-së në Komunën e Junikut theksoj që në aspektin shëndetësor përpos ofrimeve të shërbimeve të zakonshme nuk ka ndonjë risi, pasi që Juniku nuk ka asnjë rast të infektuar me COVID-19 dhe gjendja shëndetësore e qytetarëve është e mirë, ku sipas planit të hartuar nga QKMF si masë preventive për t‘i evituar turmat është duke u realizuar gradualisht vaksinimi sipas Kalendarit të Obliguar të Vaksinimit. Gjendja e sigurisë u vlerësua e mirë dhe situata u cilësua e mirë menaxhueshme sipas Komandantit të Stacionit Policor duke theksuar se Policia e Kosovës është në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes dhe respektimit të masave. Ndërsa përfaqësuesi i Bashkësisë Fetare shfaqi kënaqshmërin për gjendjen në komunën e Junikut sa i përket 0 raste të infektuar me COVID-19 dhe shprehi gadishmërin për të respektuar çdo vendim nga niveli qendror sa i përket aktiviteteve fetare ashtu siç janë respektuar me përpikëri deri më tani, mirëpo shqetësuese mbetet gjendja e bizneseve për çka u shfaq si shqetësim edhe nga përfaqësuesi i bizneseve i cili theksoj që bizneset e caktuara po kalojnë kohë të vështira, sidomos bizneset familjare dhe ato që gjatë muajve të pandemisë nuk kanë operuar fare. Shtabi Emergjent falënderon qytetarët si bashkëpunëtorët më të fuqishëm në luftën kundër Pandemisë dhe fton që të vazhdojnë të tregojnë kujdes me lirimin e masave në mënyrë që mos të kthehemi prapa.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …