Bizneset ferizajase dhe komuna sigurojnë 10 tonelata miell për Furrat ku familjet në nevojë mund të shërbehen me produkte të ndryshme

Janë të rrallë shembujt e solidaritetit sikurse ky i bizneseve ferizajase. Edhe gjatë pandemisë ndihmuan qytetarët me pako ushqimore e higjienike. Tani, në nisje të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, bizneset e Ferizajt bashkë me Komunën e Ferizajt, kanë arritur të sigurojnë një sasi prej 10 tonelata miell që i është dorëzuar disa prej furrave në Ferizaj, ku familjet në nevojë mund të paraqiten e të marrin produkte të ndryshme në këto furra. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, e ka falënderuar Agon Zhinipotokun që përfaqëson këto biznese vullnetmira, por edhe bizneset donatore veç̧ e veç̧ që asnjëherë nuk u menduan dy herë për të ndihmuar qytetarët. Qytetarët në vështirësi ekonomike, mund të paraqiten në këto furra për të marr produktet e tyre, si në furrën “Orex” në qendër të qytetit, furrën “Liria” në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, furrën “Hasi” në rr. “Astrit Bytyqi”, furrën “Genci” në rrugën e Reçakut dhe furrën “Rozafa” në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …