NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME DISKUTIMIN PUBLIK PËR DRAFT RREGULLOREN KOMUNALE PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË DHËNIES NË SHFRYTËZIM MË PAK SE NJË VITË TË PRONËS SË PALUAJTSHME KOMUNALE

Draft rregullores komunale për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme komunale do të jetë në shqyrtim publik nga data 13.04.2021 deri me datë: 13.05.2021. Duke u bazuar në gjendjen e krijuar nga virusi pandemik COVID-19 dhe  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës: 05.04.2021 me Nr 01/05, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19, diskutimi publik me qytetarët dhe palët e interesuara nuk do të mbahet, por të gjitha vërejtjet, sugjerimet apo komentet mund të dërgohen në formë elektronike në këto E-maila: [email protected], [email protected] dhe [email protected] deri me datë: 12.05.2021. Me qëllim që qytetarët të njihen rreth kësaj draft rregulloreje, Komuna e Rahovecit, konkretisht Zyra e kryesuesit të Kuvendit Komunal në bashkëpunim me Zyrën për Informim, ka publikuar këtë propozim dokument në ueb faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit : https://kk.rks-gov.net/rahovec/ në rubrikën “Dokumente në Konsultim Publik”: https://kk.rks-gov.net/rahovec/rahovec-4/dokumentet-ne-konsultim-publik/ .

Komuna e Rahovecit i mirëpret komentet tuaj!

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …