Kryeministri Rama e emëron Bledi Çuçin ministrër të Brendshëm, kurse Milva Ikonomi ministre të Bujqësisë

Bledi Çuçi: Shumica parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë mjaft tolerante ndaj opozitës e deputetëve të saj

Kryetari  i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka folur  dhunën në Kuvendin e Shqipërisë, ku është  pyetur  nga gazetarët, pse shumica  nuk ulet të bisedojë me opozitën. Kur u pyet për masat ndëshkuese, të përjashtimit, Çuçi u shpreh se beson se shumica parlamentare  ka qenë mjaft tolerante ndaj opozitës dhe deputetëve të saj, shkaktarë të tensioneve gjatë seancës. Ne jemi gati të dialogojmë me këdo, për të mirën e shqiptarëve. Nuk jemi ne që ndezim flakadanë, që bllokojmë mbledhjet apo që abstenojmë. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk e vendos agjendën sipas ndërkombëtarëve. Opozita duhet të ndalë dhunën, që të flasim. Nuk mund t’i marrim dot me dhunë t’i ulim në tavolinë. Kriza që ka ndodhur në PD fatkeqësisht është shumë e thellë, dhe pa diskutim nuk jemi shkaktarët e kësaj krize, por mos prisni që ne ta zgjidhim krizën brenda Partisë Demokratike. Rregullorja përcakton rregulla për të marrë masa për atë që prish, dhunon apo pengon zhvillimin e një seance parlamentare, saktësoi kryetari  i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …