Komiteti i OKB-së për parandalimin e torturës i kërkoi Danimarkës të anulojë marrëveshjen për transferimin e të burgosurve me Kosovën

Komiteti i  OKB-së për parandalimin e torturës i ka rekomanduar Qeverisë së Danimarkës të anulojë marrëveshjen me Kosovën për transferimin e të burgosurve. Në raportin e publikuar, shtetit danez i kërkohet një gjë e tillë me arsyetimin se mund të shkelen të drejtat e njeriut, pasi të dënuarit mund të kufizohen, ndër të tjera, edhe nga vizitat familjare. Për rekomandimet e Komitetit, Ministria e Drejtësisë thotë se nuk është në dijeni. Ministria e Drejtësisë thotë se sipas marrëveshjes, e cila ende nuk është ratifikuar në Kuvend, në Burgun e Gjilanit nuk do të vendosen danezë me dënime me të larta se 10 vjet. Por me vërejtjet e Komitetit, që janë paraqitur në raportin rreth zbatimit të Konventës kundër Torturës dhe Ndëshkimit Çnjerëzor, pajtohet edhe Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Prishtinë, i cili që nga fillimi ishte kundër kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë, edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kërkon që kjo marrëveshje të mos ratifikohet, pasi sipas tij është edhe në kundërshtim me konventën e Këshillit të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …