Blerim Canaj: Zgjedhjet pa fokus social, ekonomik dhe diplomatik janë mashtrim për qytetarët

Diplomati Blerim Canaj ka kritikuar ashpër qasjen aktuale politike ndaj zgjedhjeve, duke thënë se hyrja në garë elektorale pa adresuar gjendjen sociale të qytetarëve, ekonominë dhe politikën e jashtme përbën papërgjegjësi serioze. Është e papranueshme që subjektet politike të kërkojnë vota pa ofruar zgjidhje konkrete për krizën sociale dhe ekonomike, si dhe për gjendjen e rënduar të politikës së jashtme të Kosovës. Dialogu me Serbinë duhet të mbetet prioritet kyç, pasi lidhet drejtpërdrejt me sigurinë në Ballkan, duke rikujtuar se kjo çështje është edhe interes strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Canajt, injorimi i dialogut dhe i marrëdhënieve me partnerët strategjikë rrezikon jo vetëm pozitën ndërkombëtare të Kosovës, por edhe partneritetin me SHBA-në, duke e bërë të qartë se çdo qeveri që synon pushtetin duhet ta trajtojë këtë temë me seriozitet maksimal.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …